Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianni ndërruan jetë pas një aksident tragjik me helikopter.
Humbja e tyre la një boshllëk të madh te miqtë, kolegët, fansat, te i gjithë publiku e mbi të gjitha te familjarët.
Bashkëshortja e Kobit, Vanesa prej ditësh të tëra po jeton mes dhimbjes dhe mallit për të dashurit e saj.
Sot, në ditën e të dashuruarve, Vanesa ka bërë një status shumë prekës në llogarinë e saj të Instagramit. Ajo ka zbuluar se Shën Valentini ka qenë festa e preferuar e Kobit dhe se ia ndjen shumë mungesën.
“Për Shën Valentinin tim të përhershëm: Të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia”, ka shkruar ajo, krahas një video ku shfaqet pranë të ndjerit Brajant.