Lajmi që legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare ka prekur shumë njerëz në gjithë globin.
Në ndeshjet e hershme që ishin në orar sonte në NBA, parashihej të luhej ndeshja mes San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors.
Lojtarët e të dy palëve nuk dërguan topin përpara, duke lënë orën e aksionet prej 24 sekondave të shkoj deri në fund si shenjë respekti për numrin e Bryant, 24. Bryant për shumë vite barti edhe numrin 8.
Lojtarët, trajnerët dhe të gjithë shikuesit shiheshin duke duartrokitur.
Përkundër lajmit të zi për sportin e basketbollit, lojërat përsëri do të vazhdojnë me orarin e përcaktuar. /Gazeta Mejdani/