Kubrat Pulev po tenton që përmes promotorit të tij, Bob Arum, ta zhvillojë një meç me kampionin e botës në boks, Anthony Joshua.
Edhe pse oferta ende nuk është pranuar nga anglezi, Pulev tashmë ka bërë paralajmërim për Joshuan.
Ish-kampioni i dyfishtë evropian në boks i ka bërë me dije Anthony Joshuas duke i thënë se do ta mposhtë në Londër.
‘’Qetësohu kampion, e di që e ke të vështirë të ndeshesh jashtë vendit tënd, dhe ke plotësisht të drejt për këtë’’, u shpreh 38-vjeçari.
Ende nuk ka diçka zyrtare për detajet e zhvillimit të kësaj lufte, por më shumë mundësi do të zhvillohet në Londër, saktësisht në stadiumin e ri të Tottenhamit, ‘’Totteham Hotspur’s Stadium’’.
Pulev, në 29 meçe të zhvilluara ka arritur t’i fitojë 28 prej tyre. Humbja e tij e fundit ishte ajo kundër Vladimir Klitschko. /Gazeta Mejdani/