Kampioni më i ri shqiptar i boksit Haxhi Krasniqi u ndal para mediave në Prishtinë për të folur pas triumfit ndaj Dominik Bosel duke i marrë titujt e WBA dhe IBO në kategorinë “light-heavyëeight” në boks.
Në konferencën për mediat, 33-vjeçari tregoi se do të përfaqësojë Gjermaninë deri në fund të karrierës, por gjithmonë do të ketë në zemër Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai pranoi se ëndërron që një ndeshjet e ardhshme ta zhvillojë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”
“Është më rëndësi të themi dhe kujtojmë vendin nga vijmë. Unë kujtimet më të mira i kam nga Juniku, aty ku jam rritur. Unë nuk jam dorëzuar në asnjë sfide.
U jam mirënjohës gjermanëve dhe duhet të garojë gjithmonë për ta sepse ma kanë dhënë këtë mundësi, por unë gjithmonë kam boksuar kuqezi dhe dua gjithmonë të kem shenja kuqezi, si këngë dhe flamuj në ndeshjet e mia”, ka thënë Krasniqi.
Do të bëj të pamundurën që një ndeshje ta zhvilloj në Kosovë. Është ëndrra ime të organizoj një duel në ‘Fadil Vokrri’. Është krenaria ime më e madhe që e kam nderuar popullin tim me titullin e kampionit të botës, që njëkohësisht ishte ëndrra ime. Falënderoj të gjithë shqiptarët që janë gëzuar për këtë titull si të ishin të familjes sime”, u shpreh Krasniqi.