Kosova dhe shqiptarët sot mbetën pa njërën prej këngëtareve më të mira që kishte zërin më të bukur dhe më të fuqishëm ndër të gjithë këngëtarët shqiptarë në Kosovë, shkruan Gazeta Mejdani.
Nexhmije Pagarusha është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ku ndërroi jetë në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.
Derisa në Kosovë e mori titullin “Këngëtarja e Shekullit”, ajo kishte popullaritet dhe në vendet e ndryshme Evropiane, ku mbante edhe koncerte sidomos me ansamblin e njohur “Shota”, në vendet si Mqedoni, Bosnjë, Bullgari e madje edhe në Izrael.
Kënga e saj më e njohur është “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexho Mulliqi me tekst të Rifat Kukaj. Me këtë këngë ajo performoi në shumë festivale dhe fitoi shumë çmime.
Ajo la prapa një karrierë të bujshme muzikore me qindra këngë që kanë ruajtur vlera dhe kanë lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Ministra e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj të vitit 1933, ajo ishte e martuar me kompozitorin e mirënjohur Rexhep Mulliqi
Ajo gëzon epitetin “Bilbili i muzikës shqipe”, në nder të vlerave artistike gjatë karrierës së saj./Gazeta Mejdani/