Koalicioni mes LDK-së dhe LVV-së duket se është më afër se kurrë. Edhe pse nuk ka asnjë njoftim, zyrtarë, dy palët i kanë përafruar shumë qëndrimet.
Gazeta Mejdani përmes burimeve brenda LDK-së ka zbuluar kushtet e kësaj partie për LVV-në nëse duan koalicion.
Siç mësohet, oferta është që dy partitë të kenë nga 6 ministri. Kryeparlamentari t’i takoj LDK-së.
Në momentin që zgjidhet presidenti, LDK të ia kthej një ministri LVV-së. Partia e Kurtit pritet të jap përgjigjen përfundimtare kësaj oferte.
Gjithashtu është mësuar mësuar se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të mblidhet nesër për të folur rreth koalicionit me LVV-në në ora 13:00, tek selia e partisë.