Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka themeluar Këshillin Konsultativ për LGBTIQ+ në kuadër të Zyrës së Presidentit të Kosovës.
Ai tha se kjo është e rëndësishme për promovimin e të drejtave të këtij komuniteti.“Një takim i shkëlqyer me përfaqësuesit e LGBTIQ+ në Kosovë, Arbër Nuhiu dhe Blert Morina për të diskutuar për themelimin e një Këshilli Konsultativ për të Drejtat e LGBTIQ+ në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.
Promovimi i i të drejtave për LGBTIQ+ është një prioritet i rëndësishëm”, ka shkruar ai në Twitter.