Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Raportohet se pas një mosmarrëveshje që kishin çifti mes vete, i dyshuari e ka sulmuar bashkëshorten tij, e cila pas lëndimeve të marra ka pranuar trajtim mjekësor në spital.
Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.