Para pak minutash në objektin e Kuvendit të Kosovës janë parë teksa hyjnë ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë.
Vizita e tyre vjen pas ftesës së bërë nga VV dhe LDK që të njëjtit të jenë të pranishëm në takimin që ka filluar gati para një ore, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, të njëjtit nuk kanë shkuar në takim. Ata aktualisht po qëndrojnë në zyrën e shefes së BE-së, Natalyia Apostolova.
Ndërkaq, nuk dihet nëse ata më vonë do të paraqiten në zyrën ku po mbahet takimi mes VV-së e LDK-së.
Ndërkohë në një komunikatë të mëhershme lëshuar nga QUINT-i u tha qartë se ambasadat nuk ndërhyjnë në çështjet politike, dhe në këtë formë nuk ndërmjetësojnë marrëveshje të mundshme.