Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter ka reaguar për tërmetin në Turqi.
Thaçi ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgoj menjëherë ndihmat operative.
“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të lënduar nga tërmeti që goditi Elazigin. Kosova është e gatshme të dërgoj ndihma të menjëhershme operative, ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike.”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Turqinë e ka goditur sonte një tërmet i fuqishëm, 6.8 shkallë. Përveç dëmeve materiale, deri më tani janë mbi katër persona të vdekur./Gazeta Mejdani/