Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar lajmit për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.
Ai e cilëson këtë si hap shumë të rëndësishëm për normalizimin e plotë e të marrëdhënieve mes dy vendëve, transmeton Indeksonline.
Thaçi po ashtu falenderoj presidentin amerikan, Donald Trump dhe të dërguarin special, Richard Grenell.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të presidentit Thaçi në Twitter:
Unë përshëndes qëllimin për të rivendosur lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë. Falënderues ndaj presidentit Donald Trump dhe të dërguarit special, Richard Grenell për përkushtimin e tyre për të ndërtuar paqe dhe prosperitet në rajon.