Joshua dhe Ruiz u përballën në New York në muajin qershor, kur meksikano-amerikani e shokoi botën e boksit duke e rrëzuar katër herë britanikun dhe duke ia rrëmbyer tituj e kampionit të botës. Joshua menjëherë e aktivizoi klauzolën e rimeçit dhe tashmë është konfirmuar edhe vendi dhe data e përballjes së shumëpritur. Meqi hakmarrës mesy dy boksierëve do të zhvillohet tani në Arabinë Saudite, transmeton Gazeta Mejdani.
Edhe pse u raportua se Ruiz ende nuk kishte nënshkruar për caktimin e vendit ku do të zhvillohej përballja, megjithatë të hënën, promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn ka thënë: “Të dy luftëtarët kanë nënshkruar për këtë rimeç dhe të gjitha organet drejtuese janë informuar”.
“Kishte shumë biseda se ku do të zhvillohej kjo luftë. Ne kishim mundësi në vendet si, Dubai, Katar dhe Abu Dabi, por donim të shkonim diku që besonte në sportin e boksit dhe kishte një vizion”.
“Ekziston një botë tjetër jashtë Cardiffit dhe Madison Square Garden dhe ne kemi një detyrim të zhvillojmë sportin e boksit në zona dhe rajone të reja”.
“Kjo ngjarje mund të ndryshojë boksin përgjithmonë, sepse nëse Arabia Saudite është e gatshme të investojë në këto përballje, mund të shihni një ndryshim të madh në dinamikën e sportit”, ka thënë më tej Hearn.
Lufta, për tre titujt botëror të peshave të rënda, WBA, WBO dhe IBF, do të zhvillohet në një arenë të hapur të krijuar prej 12,000 vendesh dhe do të fillojë rreth orës 22:00 sipas kohës tonë lokale./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post