Ministri i Mjedisit i Japonisë, Shinjiro Koizumi synon të bëjë atë që rrallë ndodh në vendin e tij – të marrë pushimin e atësisë pasi t’i lindë fëmija.
Ai theksoi se do të ishte bënte pushim dy javët e para pasi t’i vijë në jetë një fëmijë, raporton BBC.
Kjo do të jetë hera e parë që një ministër japonez merr lejen e atësisë.
Në këtë vend aziatik, të dy prindërit kanë të drejtë të pushojnë pasi t’u lindë fëmija.
Por vetëm gjashtë përqind e baballarëve morën lejelindje në vitin 2018, pasi janë nën një presion të madh nga puna. 82% e nënave e shfrytëzuan këtë të drejtë.
Ministri Koizumi tha se ai do të përfitonte nga leja, por që detyrat ministrore dhe administrimi i krizave do të vazhdojnë të jenë përparësia e tij.
Ai tha se gjatë mungesës së tij, do të përdorë më shumë postë elektronike dhe video-konferenca.
Ai premtoi të mos humbasë dhe “aktivitete të rëndësishme publike” siç janë seancat parlamentare.
Koizumi është i martuar me prezantuesen 42-vjeçare të televizionit, Christel Takigaw.