Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Wlliam Walker.
Thaçi para Walkerit ka kërkuar që sa më shpejt të krijohen institucionet, ku ka thënë se është kërkesë e ndërkombëtarëve dhe e qytetarëve të Kosovës.
Thaçi ka thënë se Albin Kurti duhet të deklarohet rreth mandatarit ose ta refuzojë mandatarin.
“Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll këtë proces të suksesshëm të zgjedhjeve të 6 tetorit, që sa më shpejtë që është e mundur ky vullnet. Unë do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës dhe autoritetin tim të plotë si president i vendit që buron prej Kushtetutës së Kosovës. Natyrisht se tash i mbetët kryetarit të partisë fituese që ta bëjë hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, ku ka premtuar se në ditët në vijim do ta pranon edhe kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë”, tha Thaçi.
Ai shtoi se qytetarët janë duke pritur themelimin e Qeverisë, sikurse edhe miqtë ndërkombëtarë.
“Kaluam një kohë të gjatë dhe qytetarët janë duke pritur dhe miqtë ndërkombëtarë gjithashtu, koha po kalon prandaj unë si president i vendit, duke parë angazhimet e kryetarit të partisë që ka dalë fituese nga zgjedhjet dhe që ka nominuar më shumë se gjysmën e kabinetit të tij dhe unë e kam shkruar nomimin e tij si kryeministër dhe ai nominim është ende është në zyrën e tij dhe shpresoj se Kurti do të reflektojë sepse është në interes të tij dhe elektoratit të tij ose në të kundërtën duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi.