Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka deklaruar se arritja e marrëveshjës për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet të arrihet me shtimin e numrit të ministrive.
Sipas Aliut, LVV-ja është e gatshme të shtojë numrin e ministrive në mënyrë që të mos e heq nga pozita e kryeparlamentarit, Glauk Konjufcën, nënkryetarin e partisë.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë kompromise për sa i përket numrit të ministrive, por nuk jemi të gatshme të bëjmë kompromise për sa i përket integritetit politik”, ka thënë Aliu. “Ne nuk duam të heqim dorë nga votimi kryeparlamentarit Konjufca dhe për balancim të kësaj, jemi të gatshëm të shtojmë nummrin e ministrive”.
Duke folur konkretisht për ofertën e fundit të LDK-së, Liburn Aliu ka thënë se “në fakt, kjo ofertë është e datës 8 janar”.
“Shkarkimi i Glauk Konjufcës është me kosto të madhe për ne, për figurën e Albin Kurtit dhe për figurën e Glauk Konjufcës”, është shprehur ai.
Ndërkaq, për çështjen e presidentit të vendit, ai ka thënë sot se emri i propozuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës “duhet të jetë i pëlqyer nga Lëvizja Vetëvendosje.”