Asamblisti i VV-së në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani ka folur për negociatat që partia e tij është duke zhvilluar me LDK-në për arritjen e koalicionit qeverisës.
Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur shumë ashpër karshi kërkesës së LDK-së për postin e presidentit. Ka thënë se nëse qysh tash i jipet mbështetje LDK-së për këtë postë, atëherë kjo parti do të fillojë pazaret me PAN-in.
Sipas tij, nëse LDK dëshiron të largohet nga ata që bashkëqeverisën deri tani, duhet të heq dorë nga posti i presidentit.
Postimi i plotë:
-Presidenti nuk mundet të zgjidhet pa vota të PAN-it. Nëse tash i jipet mbështetje LDK-së për Presidentin ata do të fillojnë pazaret me PAN-in.
-Për të pasur shtet të ç’kapur, duhet të kemi edhe President të ç’kapur, i cili do të kishte mbështetje nga të gjithë, do të ishte figurë unifikuese e përfaqësuese.
-Nëse LDK, dëshiron të largohet nga ata që ka bashkëqeverisur për 20 vite, duhet të largohet nga kërkesa për President.