Debati” që po zhvillohet sot ka kopili. Titujt e gazetave dhe fjala e të stershiturve mediatik është e qëllimshme, e menduar “mirë”, dhe gjithsesi ka një strategji politike: Ky “debat”, ndër tjerash, ka edhe elemente të luftës speciale dhe të fushës së propagandës, e që në teorinë e shkencave të mediave dhe të komunikimit njihet edhe me emrin “spin doctors”.
Shkruan: Gëzim Mekuli
Shprehje kjo e përdorur për herë të parë ne gazetën “The New York Times” në vitin 1984. “Spin doktors” janë mjeshtër të komunikimit që kan për detyrë kontrollimin e komunikimit dhe shpërndarjen e gënjeshtrave në publik.
Këta janë specialistë që planifikojnë dhe e shtyjnë debatin dhe porosinë aty ku këta duan…
Shkurt e shqip këta janë duke tentuar që t’a ulin vlerën e politikave të VV-SË dhe Kurtit në nivelin e Isa Mustafës dhe të LDK’SË së çoroditur e të korruptuar.
Thjeshtë po provojnë të ndryshojnë realitetin politik përmes gjuhës, fotografisë dhe fjalës.
E gjithë media e korruptuar shqiptare “dreqin” po e paraqet si “engjëll” e “engjëllin” si “dreq”.
Asesi qeveri me paterica të LDK-së antihistorike, ky është mendimi im.
Shkojmë në zgjedhje, më mirë, më sigurtë e më me ardhmëri për fëmijët tanë.
Në gjuhën e huaj: “Sabri e ka selametin”.