Skandalet dhe shfrytëzimi i të mirave të shtetit të Kosovës për interesa personale apo të huaja s’ka të ndalur.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiç, ka zhvilluar sot një aktivitet edhe në cilësinë e të ashtuquajturit shef i qarkut të Mitrovicës, i emëruar në këtë post pak kohë më parë, që funksionon në kuadër te strukturave ilegale serbe në Kosovë.
Ai ka shpërndarë ndihma, kryesisht pako me artikuj të ndryshëm ushqimorë, për banorët serbë të fshatit Prilluzhë në Komunën e Vushtrrisë.
Burime e KP brenda ekipit të Simiçit, kanë bërë të ditur se ai, që nga dita që është emëruar edhe shef i qarkut të Mitrovicës, të gjitha aktivitetet po i zhvillon me shpenzime të buxhetit të Kosovës.
Madje, shtojnë këto burime, për këto qëllime Simiç përdorë edhe automjetin zyrtar “Jeep Toyota” me targa 01-561 IK, që është pronë e Kuvendit të Kosovës.