Nga Zagrebi, u kumtua lajmi se data 17 janar do jetë ajo ku donatorët europianë do mblidhet për Shqipërinë. Nga vendi ku u morr Presidenca 6-mujore e BE-së, Presidentja e re e KE-së, Ursula Von Der Leyen, tha se “jemi të lumtur që konferenca e donatorëve do të zhvillohet me 17 shkurt, pas tërmetit tragjik që goditi Shqipëinë. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit”.
Pas saj, ishte ambasadori Soreca qëe konfirmoi një fakt të tillë, duke shkruar: “Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë. BE për Shqipërinë”.
Lënia për në janar e Konferencës së Donatorëe nga ana e BE-së, përkon me afatin e përcaktuar kohor nga qeveria, për nxjerrjen e një fature përfundimtare për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.
Orë pas asaj çfarë ndodhi, kryeministri Rama do përbetohej se do i nxirrte paratë “nga dheu” për rindërtimin.