Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka konfirmuar se sot gjatë ditës nuk do të ketë takim për t’u marrë vesh në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës.
Veliu ka thënë se partia e Albin Kurtit është në pozicion që të ofrojë zgjedhjen, i pyetur për kushtet që kanë vënë Lidhja Demokratike në takimet e fundit.
”Ata duhet me e gjetë zgjidhje, janë në pozicion që duhet me ofru zgjidhje”, deklaron Veliu i pyetur se ku ka ngecur marrëveshja.
Tutje, nënkryetari i parë i LDK-së, ka thënë se sot nuk do të ketë një takim në mes të dy partive, pas tri ditëve radhazi kur në Kuvend të Kosovës janë takuar dy liderët, të shoqëruar nga nënkryetarët.
“Sot nuk kemi me u taku” ka thënë ai shkurtimisht.
Veliu ndërkaq e ka konfirmuar se është pozita e kryeparlamentarit për të cilin nuk po pajtohen momentalisht me liderin e LV-së, Albin Kurtin.
“LDK i ka humbur zgjedhjet nuk është parti e parë, jemi të detyruar t’i presim hapat e LV-së që është përgjegjëse për krijim të institucioneve”, thotë ai.