Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka kritikuar legjislacionin amerikan që lejon sanksione ndaj kompanive të përfshira në gazsjellësin “Nord Stream 2”.
Pas përfundimit, gazsjellësi i kritikuar “Nord Stream 2”, do t’i mundësojë Rusisë të rrisë ndjeshëm importet e gazit drejt Gjermanisë përmes detit Balltik.
Kundërshtarët e këtij plani i frikësohen mendimit se ky projekt do të rrisë varësinë e Gjermanisë ndaj Rusisë për energji, mes tensioneve gjeopolitike me Moskën, duke vënë në rrezik furnizimet për shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore që anashkalohen në projekt.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Spiegel”, Von der Leyen pranoi se projekti i gazsjellësit kishte një dimension politik dhe se komisioni duhet të mbrojë interesat e shteteve anëtare lindore.
“Nga ana tjetër, Komisioni Evropian refuzon kategorikisht sanksionet kundër kompanive evropiane të përfshira në projekte në përputhje me ligjin”, shtoi ajo.
Discussion about this post