E vetmja nga Lidhja Demokratike të Kosovës që nuk ia dha votën Glauk Konjufcës për kryetar të Parlamentit ishte deputetja, Lirie Kajtazi.
Në një prononcim për Indeksonline, ajo ka treguar arsyen se pse nuk ishte pro propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas saj, Konjufca mori mjaftueshme vota nga deputetët e Parlamentit. “Jo, s’e kam votuar. Qaq ka meritu, qaq ka marrë. LDK-ja ka votuar, kam konsideruar se qaq ka mjaftuar”, është shprehur ajo.
Më tej, Kajtazi foli edhe për mundësinë që të arrihet koalicioni qeverisëa ndërmjet dy partive. “Ne e kemi menduar mirë, kemi bashkëpunuar si opozitë, e kemi menduar se mundemi… Nëse na konsiderojnë si partner jemi të gatshëm derisa ata janë seriozë. E dini qëndrimin e LDK-së”, është shprehur ajo.
Ndryshe, Glauk Konjufca në seancën e sotme mori 65 vota nga deputetët e VV-së, LDK-së dhe të minoriteteve. Ndërsa, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Srpska votuan kundër dhe abstenuan.
Discussion about this post