Avokati Besnik Berisha ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Vetëvendosje gaboi kur vendosi “vijat e kuqe” me partitë e PAN’it dhe la rrugë për bashkëpunim vetëm me LDK’në.
“Gabimi i VV’së ishte vendosja e kornizave, bashkëpunimi vetëm me LDK’në”, ka thënë ai.
“VV e ka ditur se do të vijë puna për president me LDK’në. Gabimi i tyre ishte fakti që hapën këtë temë kur biseduan për ministri dhe kërkuan më shumë ministri për postin”
LDK dhe VV nuk arritën të lidhin një koalicion para konstituimit të Kuvendit. Kështu ën mungesë të amrrëveshjes, VV emëroi kryeparlamentar një anëtar të saj, edhe pse i kishte premtuar LDK’së se do i lëshonte këtë post në rast të lidhjes së koalicionit.
Negociatat e VV’së me LDK’në pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Discussion about this post