Kreu i LDK’së, Isa Msutafa, teksa ka folur për mundësinë që Vetëvendosje të propozojë sot Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit, ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme për deputetët e LDK’së dhe gjithashtu edhe për Vjosa Osmanin.
Mustafa thotë se LDK përderisa nuk është arritur një marrëveshje koalicioni me partinë e Kurtit, mund të votojë vetëm një kandidat të LVV’së për kryetar të Kuvendit.
Siç është shprehur ish-kryeministri, LDK kandidatët e vetë i propozon vetë, ndërkohë i ka bërë thirrje LVV’së që të qëndrojnë sa ma larg LDK’së dhe të sillen si partner.
“Ata kanë drejtë ta propozojnë kë të dojnë. Por edhe LDK ka qëndrimin e vetë, dhe ne nuk dëshirojmë që të hyjmë në realacione të koalicionit , përmes një propozimi që e bëjnë ata për një kandidat tanë. Një gjë të tillë besoj që s’do ta pranojë as vetë znj. Osmani dhe as deputetët e LDK’së. Ne votojmë vetëm nëse ata propozojnë kandidat të tyre, sepse ne kandidatët tanë i propozojmë vetë. Dhe ata s’munden me marrë rolin e LDK’së. E kam pa që kanë dëshirë të përzihen ne punët tona të brendshme. Por ne iu themi rrini larg LDK’së dhe silluni si partner. Ne nuk lejojmë që ata të na caktojnë kuadrat. Ne kemi vlerësim edhe për znj. Osmani , por këto çështje nuk bëhen ashtu”, është shprehur Isa Mustafa./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post