Mospajtimet rreth ndarjes së pozitave kryesore në udhëheqjen e institucioneve të reja si dhe përplasjet politike nga e kaluara, mund të shihen ndër arsyet se përse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë të vështirë ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës.
Është thënë se të mërkurën do të arrihet koalicioni i shumë pritur LDK-LVV, një natë para seancës konstituive e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, megjithatë ende mbetet të shihet.
Kandidati për kryeministër dhe kreu i VV-së, Albin Kurti tashmë ka marrë edhe “bekimin” e dhjetë deputetëve jo shumicë, gjë që me LDK-në do ta bëjnë qeverinë pa asnjë problem.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë për gazetën “ Bota sot” se marrëveshja për qeverisje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të ndodh ditën e mërkurë, që i bie vetëm një ditë para seancës se konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Presim të mërkurën presim të arrihet një marrëveshje partneriteti jo vetëm ne mes LDK-së dhe VV-së por edhe si vullnet i shumicës elektorale në zgjedhjet e 6 Tetorit. Këtë e duan qytetaret e Kosovës dhe nëse nuk arrihet fajtor kryesor është Albin Kurti sepse atij i takon të bëjë zgjidhje në këtë ngërç ose te gjejë alternativa tjera për tejkalim. Arsye tjetër për zvarritje nuk besoj qe ka dhe nuk mund të ketë justifikim për Kurtin vetëm ky post duke e ditur që ka dakordim në program në mes 2 partive shumice në Kuvend. Megjithatë ende është brenda afateve kohore dhe të mërkurën besoj që do të tejkalohet kjo situatë dhe qytetareve të vendit tu jepet një mundësi për një shpresë më të mirë për të ardhmen e këtij vendi më qeverinë e re ashtu siq u përcaktuan vet ata. Neve na mbetet që të plotësojmë vullnetin e tyre” ka thënë deputetja e zgjedhur e LDK-së Valentina Bunjaku.
Discussion about this post