Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka qenë sot në kryeqytetin e Italisë, Romën, ku është takuar me zyrtarë të lartë të BE’së.
“Pasdite në Romë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, takova Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, z. Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, z. Andrea Cascone. I falenderova për rolin, përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, në luftë e në paqe, për siguri e për zhvillim”, ka shkruar Kurti në faqen e tij në Facebook.
Kurti ka treguar edhe për çka është biseduar në këtë takim.
“Diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet shteteve në rajonin tonë, për sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme dhe mbështetjen që mund të japë Italia, si dhe për sforcimin e integrimit evropian si forcë demokratizuese. Thellimi i bashkëpunimit me fqinjin më të madh të Ballkanit perëndimor dhe me popullin mik italian do të jenë në agjendë të qeverisë sonë të re”, tha ai.
Discussion about this post