Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka thënë se askush nga LVV, e as Albin Kurti, nuk ka propozuar asnjë emër të caktuar për president.
“Qëndrimi ynë, ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha”, shkruan Vraniqi.
Postimi i Vraniqit në Facebook:
Mjaft me dezinformata! As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president. Ne nuk e kemi bërë fare këtë diskutim në strukturat tona, sepse tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin. Qëndrimi ynë, ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha.
Discussion about this post