Albin Kurti dhe Isa Mustafa as pas një takimi tre orësh nuk janë marrë vesh për “koalicionin e shpresës”.
Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte pjesë e takimit, ka thënë se janë duke bërë përpjekje për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
“Jemi duke bërë përpjeke të definojmë çdo gjë”, ka thënë Veliu për Insajderin.
Veliu është pyetur edhe për atë se cila është pika që tani për tani po i ndan Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”.
“Biseda dhe përpjekje. S’kam çka shtojë tjetër”.
Ndërsa ka thënë se takimi i ardhshëm do të ndodh “kur t’ketë thënë Zoti”
Discussion about this post