Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, ka reaguar lidhur me mos gatishmerinë e partisë së tij dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Rrahmani, në formë ironie ka thënë se do t’i zgjasë 4 vjet mandati Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, deri sa të formohet qeveria e re nga koalicioni VV-LDK.
“Në metshim në dorë të LDK-së, deri sa të arrihet marrveshja don me i zgjatë mandati 4 vjeçar Ramushit”, tha ai, në një status të publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.
Discussion about this post