Ka përfunduar takimi i kryesisë së LDK-së, ku u diskutua për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa në një prononcim për media tha kemi përafrime substanciale me VV dhe do të vazhdojmë negociatat për arritjen e një marrëveshje.
“Kemi përafrime substanciale me VV. Do te vazhdoj takimet dhe negociatat me qëllimit që të kemi një marrëveshje me LVV”, tha Mustafa.
Tutje, Mustafa shtoi se nuk kemi asnjë barrikandim sepse vullneti i LDK-s♪7 është që të arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen.
“Nuk kemi barrikadime jeni duke biseduar e negociuar për të ndërtuar mirëbesim dhe mirëkuptim që së bashku të arrijmë një marrëveshje që të kemi propozime të përbashkët në çdo drejtim. Vullneti i LDK është që të kemi një marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV”, ka shtuar Mustafa.
Discussion about this post