Shpesh ndodhin gjëra të jashtëzakonshme të cilat i lënë njerëzit gojë hapur. Edhe nëse më vonë kuptojnë shkaqet e atyre ndodhive, në fillim, këto ngjarje krijojnë huti të madhe tek njerëzit.
Një gropë gjigante që u hap papritur në Brazil ka përpirë të paktën katër vetura, transmeton Gazeta Mejdani.
Këto katër vetura u “gllabëruan” kur një “gropë” gjigante u formua në një vend ndërtimi në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokacioni ku po kryheshin ende punime, kur befas gjysma e rrugës u shemb si nëpër filma apokaliptikë, përcjell Periskopi.
Si rezultat i shembjes, veturat e parkuara përfunduan në gropë, ndërsa mediat lokale kanë raportuar se nuk ka pasur njerëz të lënduar për fat të mirë.
Ndërkohë, autoritetet e atjeshme kanë thënë se tashmë janë hapur hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi në shembjen e kësaj rruge. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post