Pesë të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një vullkan shpërtheu pranë një grupi turistësh në brigjet e Zelandës së Re.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:11 sipas orës lokale, kur nga sipërfaqja e tokës u ngrit një shtullungë e madhe tymi dhe mbeturinash.
Për fatin e mirë të turistëve, gjithçka ndodhi pasi ato kishin dalë nga krateri, teksa të tjerë e panë të gjithë ngjarjen nga varka, shumë pranë ishullit. Besohet se në momentin e shpërthimit, në ishull ndodheshin rreth 50 njerëz, 23 prej të cilëve janë evakuuar tashmë.
“Unë mund të konfirmoj se janë pesë njerëz të vdekur nga shpërthimi në ishullin e Bardhë. Shumë të tjerë janë dërguar në spital për ndihmë më të specilizuar, pasi kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit,” konfirmoi nënkomisari i Operacionit Kombëtar, John Tims.
Ishulli i Bardhë është zona më aktive sa i përket vullkaneve në Zelandën e Re. Shpërthimi i fundit kishte ndodhur në vitin 2001, por nuk solli viktima.
Discussion about this post