Një çift filipinas nuk e lejoi dasmën e tyre të “ndahej” nga natyra, ndërsa vazhduan me lidhjen e nyjës, përkundër faktit se në sfond shihej përhapja e hirit të vullkanit Taal.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për çiftin Chino Vaflor dhe Kat Bautista Palomar, të cilët vazhduan ceremoninë e martesës, me gjithë kërcënimin e paraqitur nga një prej vullkaneve më aktive të Filipineve.
Fotografi i dasmës, Randolf Evan i ka thënë BBC-së se ‘nuk kishte asnjë njoftim paraprak’ se vullkani po trazohej.
“Ne kemi vërejtur tym të bardhë që dilte nga Taal gjatë përgatitjeve rreth orës 02:00 pasdite, dhe nga atëherë e dinim se diçka e pazakontë po ndodhte tashmë me vullkanin”, tha ai.
Më vonë pasdite, autoritetet filipinase ngritën alarmin në nivelin e dytë, pasi paralajmëruan se një ‘shpërthim’ mund të ndodhte pak orë më pas.
Si pasojë, rreth 450,000 njerëzve që jetojnë brenda rrezes nëntë milje të vullkanit iu tha të largoheshin.
Por, pavarësisht paralajmërimit, festimet në këtë dasmë vazhduan në vendin e saj të planifikuar – në Fermën Savannah, Alfonso, vetëm gjashtë milje nga vullkani.