Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të miqësisë dhe partneritetit Kosovaro – Gjerman, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, GIZ dhe Kfë, janë bërë bashkë kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ajo nga LDK, Vjosa Osmani.
Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, shihet Kurti dhe Osmani, së bashku në një tavolinë.
Nuk dihet se a kanë biseduar të dy së bashku për lidhje të koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, ani pse nuk ka pasur takim mes tyre që një kohë të gjatë.
Kjo pasi që, takimet për arritjen eventuale të marrëveshjes për koalicion, po i kryesojnë krerët e partive: Isa Mustafa nga LDK dhe Albin Kurti nga VV.
Zyrtarë të dyja partive kanë deklaruar se tashmë janë marrë vesh për çështje të programit qeverisës.
Kurse, problem vazhdon të mbetet ndarja e posteve, për shkak të kërkesës së LDK-së, që të arrihet ujdi që kësaj partie t’i takojë posti i presidentit, i cili do të zgjedhjet në vitin 2021.
Këtë kusht të LDK-së, vazhdon që mos ta pranojë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Discussion about this post