Diskutimet për marrëveshjen përfundimtare në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë që në pah të dalin edhe biseda të ndryshme e sidomos kur ta kanë të bëjnë më ndarjen e posteve dhe ministrive.
Burime brenda LDK-së kanë bërë të ditur se marrëveshja përfundimtare në mes dy partive që pritet të qeverisin më vendin nuk është bërë për shkak të postit të presidentit, pasi që vetëvendosje ende nuk është e sigurt nëse ky post duhet të diskutohet në marrëveshjen më LDK-në dhe i takon apo jo kësaj partie e cila në zgjedhjet e 6 tetorit doli e dyta.
Burimi në fjalë ka treguar se Lidhja Demokratikë e Kosovës do ti këtë 5 ministri dhe se për ketë është pajtuar edhe Vetëvendosja.
Ministritë që pritet të udhëheq LDK-ja janë:
Ministria e Jashtme
Ministrinë e Finanacve
Ministrinë e Arsimit
Ministrinë e Shëndetësisë
Ministrinë e Mbrojtjes
“Ndarja e ministrive 5-5 është bërë pa ndonjë problem të madh, ani pse LDK-ja ky synuar ta merr edhe Ministrinë e brendshme për diçka që vetëvendosja nuk kanë pranuar”, ka thënë një burim i gazetës “Bota Sot”.
Çështja e presidentit i ka “ftohur” raportet mes VV-së dhe LDK-së për çka atë ditë edhe nuk kemi pasur marrëveshje përfundimtare. Vetëvendosje e ka lenë mundësinë e presidentit si çështje të hapur çka pritet edhe te kemi një takim se shpejti. Vetëvendosje ka vendosur kushtin që në momentin kur të votohet presidenti, LDK duhet t’ia lëshojë një ministri Vetëvendosjes dhe raporti i ministrive të kalojë 6-4 në favor të Vetëvendosjes.
Ndryshe burimi në fjalë ka thënë se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve pritet të udhëhiqen nga komunitet më të cilat vetëvendosje do ti fus në koalicion.
Discussion about this post