Shkruan: Nexhat Haziri – Bota Sot
Kadri Veseli-Luli, njeriu kryesor i “inteligjencës” (nëntokës) së luftës e pasluftës, shefi i SHIK-ut, në mes të javës së ardhshme (e mërkurë) do të udhëtojë për në Hagë, në qytetin e Gjykatës Speciale, ku lideri i PDK’së pritet të intervistohet si i dyshuar për krime lufte, pas ftesës që iu është bërë më 7 nëntor të këtij viti. Vesli para kryeprokurorëve të Hagës, nuk do intepretoj atë refrenin e famshëm si kryeparalamentar “Ciu-ciu”, me të cilin gjoja tregonte “azgini” dhe fuqinë e tij përballë deputetëve që po e akuzonin organizatën e tij SHIK-un për veprimtari kriminale.
Luli, pseudonim i Kadri Veselit gjatë periudhës së luftës, të cilin e trashigoi edhe në kohë paqje sidomos gjatë veprimtarisë kriminale të nëntokës në krye të SHIK-ut, si pjesë e intelegjencës së PDK-së, para prokurorëve të Hagës nuk do të tregoj as “Përralla me mbret” , sic ishte ajo e thasëve më dokumenta nga kabineti i ish-kryetarit serb Koshtunica.
Aty Luli do të përballët si një i dyshuar për krime lufte, emëri i së cilit si Kadri Veseli përmendet jo më pak se shtatë herë në Raportin e Dick Martyt për të cilën edhe është themeluar Gjykata Speciale. Përpos Lulit, në këtë raport përmenden edhe bashkveprimtarë e bashkpartiakë e tij si Hashim Thaçi, Shaip Muja, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, Haradinaj janë personazhet kryesorë në Raportin e Dick Martit, e që ndërlidhën me veprime kriminale të kryera gjatë kohës së luftës dhe pasluftës.
Në Hagë, Luli pritët të dëshmoj edhe për veprimtarinë e SHIK-ut,e cila në opinionin e përgjithshëm në vend, por edhe nga institucione ndërkombëtare të intelegjencës, sidomos ato të KFOR-it, përshkruhet si një organizatë kriminale, veprimtaria e së cilës shtrihet që nga organizimi i rrjetit të krimit të organizuar, tregtinë me drogë, kontrabandë me derivate të naftës dhe cigarëve, haraq, uzurpime të pronës shoqërore, për vrasjet politike si dhe për kërcnim dhe shantazhim të kundërshtarëve politik për llogari të PDK-së, sidomos në vitet e para të lirisë apo çlirimit të Kosovës.
Kjo organizatë fillesën e vet, e ka që nga viti 1998 gjatë periushës së luftës, kur e zëvedsoi ZKZ-në e themeluar nga SHP i UÇK -së, e cila po ashtu dyshohet t’i ketë sherbyer “njerëzve të fortë”, krahut të Xhavit Halitit në UÇK për eleminimin e e rivalëve përmbrenda ushtrisë që vinin si fraksione të ish-LPK-së, siç është rasti me kindapimin dhe zhdukjen e Behajdin Hallaqit,rast ky që do të trajtohet edhe nga Gjykata Speciale, e po ashtu edhe për vrasjet, maltretimet, burgosjet, dhe ndalimet e aktivistëve të LDK-së gjatë përiudhës së luftës.
Dhe sa për njohuri mbi SHIK-un, në një skemë që Veseli ia ka dorëzuar në një rast gjygjësor i thirrur si dëshmitar, shihet se Kadri Veseli-Luli ishte numri një i Shërbimit Informativ të Kosovës që pasohej nga Elmi Reqica si zëvendësshef i SHIK-ut. Reqica tani është deputetet për disa mandate në Kuvendin e Kosovës nga PDK. Latif Gashi, ish- deputet i PDK-së, ishte Drejtor i Përgjithshëm e deputeti tjetër i kësaj partie Fatmir Xhelili udhëhiqte Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në SHIK.
Po ashtu një ish-deputet tjetër i PDK-së Fadil Demaku, tashmë në vuajtje të denimit me burg për rastin “Drenica 2”, udhëhiqte drejtorinë kundër terrorizmit, ish-drejtori i Trepçës dhe deputeti i PDK-së Ferat Shala, udhëhiqte drejtorinë e Intelegjencës, ndërsa ish- deputeti tjetër po nga ardhët e PDKs-ë Ilmi Ramadani udhëhiqte Drejtorinë e Informimit e Analizave. Kjo ishte skema e hirarkisë drejtuese të kësaj organizate kriminale, SHIK, pas mbarimit të luftës.
Një raport i një hetuesi të EULEX-it ngrinte dyshime se dhjetëra anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), aktualisht në opozitë, ishin vrarë vetëm pse ishin kundërshtarë të PDK-së. Raporti i nënshkruar nga hetuesi Gary Fainsëorth, që ka të bëjë me hetimet e krimeve të ndryshme, thekson se më 3 tetor 2011 është lëshuar një “dokument i klasifikuar” me qëllim të shqyrtimit të tipit të vrasjeve profesionale dhe veprat penale të ndërlidhura me to, që janë kryer ndërmjet 1999 dhe 2001, të personave me lidhje të njohura ose me ish-regjimin serb apo me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vrasje këto që ndërlidheshin me veprimtarinë kriminale të SHIK-ut.
Kadri Veseli, tashmë i dyshuari edhe zyrtarisht i Gjykatës Speciale që nga 7 nëntori, kishte deklaruar mbylljen zyrtare të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) më 14 qershor 2008, dekleratë kjo e lansuar vetëm për mashtrimin e opinionit dhe që i kishte sherbyer atij për të dalë në skenë dhe për tu bërë pjesë aktive e jetës politike përmes PDK-së, nëntokës së cilës i kishte sherbyer për vite të tera, dhe se SHIK-u edhe përkundër kësaj deklerate nuk e kishte ndërprerë aktivitetin e vet as sot e kësaj ditë, pra as tani kur shefi i kësaj organizate do të përballët në Hagë me prokurorët e Gjykatës Speciale, por duke i sistemuar dhe strukturuar ish-informatorët në instituvionet më të larta shtetrore si në ato politike po ashtu edhe në ato të sigurisë dhe drejtësisë sic janë Policia, AKI, FSK dhe në Gjykata.
Pra, dosja e dyshimeve nga Gjykata Sepciale për Kadri Veselin, si edhe për të tjerët që njihen si “të fortit” e skenës politike nga i ashtuquajturi “krahu i luftës”, nuk përmban vetëm atë cfarë shkruhet në raportin e Dick Martit, por një periudhë edhe më të gjatë që përfshinë edhe dyshimet për krimet e tjera, sidomos ato të vrasjeve politike. Ajo cfarë dihet e pritet nga Kadri Veseli-Luli, sikur që është përseritur edhe nga të dyshuarit e tjerë të ftuar nga Gjykata Speciale, tek merrni udhë për në Hagë, është refreni tashmë i “dal boje” se gjoja këta po shkojnë ta mbrojnë UÇK -në, se do të dalin faqe bardhë e lloj-lloj “mualive” të cilat janë vetëm sa për ta mashtruar opinionin dhe përmes këtyre shpërfaqin frustrimin dhe friken që kan për vetën e tyre. Për të tillët nuk duhet të shfaqim as edhe një pikë dhembshurie,republika e jonë ka nevojë për vendosjen e drejtësisë, vendosjen e së cilës nuk qemë të zot ta bëjmë vet. Andaj drejtësia vonon, por nuk harron. Ajo që është e sigurt, në momentin e parë të ballafaqimit me drejtësinë, Luli nuk do të bëjë “ciu-ciu” para prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë, por…/Bota Sot/
Discussion about this post