Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka bërë sot thirrje ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që nëse dëshiron të ndihmojë vendin, atëherë ai duhet të kthehet dhe të vuajë dënimin me burg, transmeton Gazeta Mejdani.
“Le të vijë. Duhet ndihmë në shtet. Ndihma në shtet është edhe kur do ta kryejë dënimin. Gjithçka është ndihmë”, deklaroi Zaev. Ai ka komentuar edhe takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, shkruan INA.
“Mendoj se ata u takuan si dy kryetarë të partive popullore evropiane. Unë besoj se ai takim mund të kontribuojë në përforcimin e miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë”, tha Zaev. Ish-kryeministri Gruevski tashmë një vit është strehuar në Budapest, ku me ndihmën e qeverisë hungareze ka përfituar statusin e azilantit politik./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post