Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka mbledhur një natë më parë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin në ceremoninë e përvjetorit të marinsave.
Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëpunimi me amerikanët nderon Shtetin dhe kombin.
“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave.
Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka njoftuar Kurti.
Ndërkohë, në darkën e Kosnett kanë munguar liderët tjerë të Kosovës.
Aty ka marrë pjesë edhe Vjosa Osmani, e cila pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re VV-LDK.
Ambasadori amerikan ka kërkuar edhe më herët të krijohet sa më shpejt Qeveria e Kosovës në mënyrë që institucionet e reja të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Nesër pritet të merret vendimi për certifikimin e zgjedhjeve dhe hapjes së rrugës për krijimin e Qeverisë së re.
Discussion about this post