Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas takimit të tij me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai është shprehur se në takim është diskutuar për harmonizimin e programeve që është arritur në diskutimet në nivel ekspertësh të dy subjekteve politike, shkruan lajmi.net.
“Me Kurtin kemi diskutuar gjithçka që është arritur në mes subjekteve tona politike dhe erdhën nëp ërfundim se është arritur mjaftë shumë në këtë aspekt sepse është arritur shumë përafrim në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit, zhvillimit të shtetit, formimin e organogramit për numër të ministrisve”, tha Mustafa.
Mustafa është shprehur se janë marrë vesh të pas çertifikimit të rezultateve shumë shpejt do të formohet qeveria, duke lënë të kuptohet se kanë diskutuar se do të merren vesh edhe për postin e presidentit.
“U morrëm vesh se pas çertifikimit të rezultateve në nivel të ekipeve ose për formatin që ne merremi vesh të vijojmë me formimin e koalicionit qeverisës. Nuk kemi biseduar as për ministri konkrete, kemi biseduar se ne do të mirremi vesh për të gjitha pozitat që do të sfidohemi gjatë koalicionit të ardhshëm 4 vjeçar”, tha Mustafa.
Sipas Mustafës se kush do të jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës do të vendos partia e parë pas certifikimit të rezultateve.
“Sa i përket edhe Listës Serbe edhe partnerëve të tjerë potencial vendos kushdo që i fiton zgjedhjet dhe për këtë iniciativën do të merr ai që e formon qeverinë, agjenda zhvillohet nga partia që përfundon e para pas certifikimit të rezultateve”, tha Mustafa. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post