Pyetjet rreth stilit tashmë do të kenë përgjigje më të thjeshta, dimri i 2020 i ka vënë vulën tendencave të reja dhe më në fund do të mund të shohim çfarë do të veshim çdo ditë, nga sot në muajt në vijim.
Nëse të qenurit rehat është ajo që ka më shumë rëndësi për ju, ky dimër është i juaji dhe fustani-pulovër është gjithçka keni dëshiruar.
Nëse jeni tek kategoria e vajzave që gjatë verës jeni veshur me fustane mëndafshi, këtë dimër do të mund të qëndroni tek stili juaj edhe me një fustan në të njëjtin material, me mëngë dhe pa forma.
Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur 5 stilet e fustanit që do t’ju bëjnë të dukeni me stil këtë sezon!
Fustani velvet
Nuk është surprizë në fakt që materiali velvet është në modë. Nëse dëshironi të jeni festive në këtë periudhë, kadifja velvet e shkurtër ose e gjatë është një ‘must’ në ngjyrën e kuqe apo atë jeshile.
Fustani i trikotuar
Fustani i preferuar i vajzave për këtë sezon është pikërisht ky, herë në modelin që i ngjan një pulovre të ngrohtë e të rehatshme e herë me kopsa në gjithë gjatësinë e tij.
Fustani saten treçerekësh
Unifroma e çdo vajze që ndjek modën! Fustanet treçerekëshe me mëngë të gjata ose të fryra nga nuancat e jeshiles, portokallisë, blusë e deri tek ato të së kuqes.
Fustanet në ngjyrë të erret me printe florale
Super i kombinueshëm me geta të zeza apo çizme deri tek kyçet.
Fustanet me mëngë të fryra
Ju prezantojmë siluetën më moderne të dimrit, mos u çudisni nëse e shihni në çdo vitrinë.
Discussion about this post