Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është shprehur se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është i domosdoshëm.
Por theksoi se Shqipëria duhet të ketë kujdes në raport me Kosovën dhe në raport me të tjerët për Kosovën.
Në një intervistë për RTV Ora, Sejdiu tha se Shqipëria nuk duhet të flasë asnjëherë në emër të Kosovës.
“Është i natyrshëm dhe i domosdoshëm bashkëpunimi mes dy vendeve si një realitet praktik që kemi para vetes. Zgjidhja ideale është që të jemi të gjithë se bashku por zgjidhja racionale e kohës, për momentin është kjo zgjidhje që është bërë me Kosovën e pavarur dhe stabilitetin përgjithshëm që duhet të gjejnë shqiptarët në Maqedoni apo në shtete të tjera. Kualiteti në marrëveshje duhet të shtohet”, ka thënë ai.
Çështja e dytë shumë esenciale, sipas ish-presidentit Sejdiu, është kujdesi që duhet të ketë Shqipëria në raport me Kosovën dhe në raport me të tjerët për Kosovën.
“Janë veprime që duhet të bëhen me kujdes. Shqipëria duhet të jetë mbështetëse e vazhdueshme dhe Kosova gjithashtu e Shqipërisë, por asnjëherë nuk duhet të flasë në emër të Kosovës. Sepse kemi pasur një kureshtje të vazhdueshme, një investim të Serbisë që partnere për bisedimet për problemin e Kosovës të jetë Shqipëria, jo se shqiptarët do të gabonim apo udhëheqja shqiptare por formula kryesore ka qenë abstraktimi total i prezencës së Kosovës si një faktor që duhet të vendosë për veten e saj. Kjo nënkupton se diaspora është e Shqipërisë, se Kosova është me njerëz që kanë ardhur nga një emigrimi madh ose është zbrazur Shqipëria dhe s’ka mbetur njeri në Shqipëri dhe kanë ardhur në Kosovë”, ka thënë Sejdiu.
Discussion about this post