Dritare e komunikimit të letërsisë dhe kulturës shqiptare me botën Libri “Shtegtimi i shqipes në Europë”, i autores Mimoza Hasani -Pllana, hap një dritare të munguar të komunikimit të letërsisë dhe kulturës shqiptare me botën.
Kështu u shpreh me rastin e promovimit te këtij libri redaktori shkrimtari dhe studiuesi Behar Gjoka.
Vlerësime rreth punës së bërë sa i përket këtij libri dha edhe albanologia Rusana Bejleri, ku bëri me dije se autorja Hasani- Pllana pati një bashkëpunime goxha të ngushtë me Qendrën e Ballkanologjisë së Gjuhës Shqipe në Bullgari. Sipas saj, statusi i gjuhës shqipe është shumë i lartë. Në të njëjtën kohë Bejleri tha se ky projekt është një mision i vazhdueshëm për institucionet në trojet shqipfolëse dhe për intelektualët shqiptarë kudo që ndodhen. Nga ana e saj, autorja librit tha se këtë projekt e ka filluar gjatë vazhdës se studimeve të doktoratës në Universitetin e Sofjes, Shën Klementi i Ohrit.
Ajo theksoi se për ta kuptuar perceptimin e lexuesit dhe studiuesit evropian, për gjuhën dhe letërsinë shqipe, fillimisht u bënë shumë përpjekje për të vëzhguar nga afër kahjet e përkthimit, studimeve kushtuar kësaj pjese të Evropës. Me këtë rast u theksua se 28 intervistat e autores, nga 20 shtete të Evropës, nuk janë selektive dhe pritet që në vazhdim të krijohet një rrjet akademik joformal dhe miqësor midis shkencëtarëve dhe përkthyesve në këtë libër dhe në librat e ardhshëm. Libri u botua nga shtëpia botuese OLYMP në Prishtinë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post