Gazeta serbe “Blic” e ka cilësuar një kërkesë arrogante deklaratat e Albin Kurtit që Serbia të detyrohet të paguajë reparacione të luftës ndaj Kosovës.
Gazeta e nis lajmin me titullin: “Kurti bëri kërkesën arrogante ndaj Serbisë me kosto 22 miliard euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet”.
Në shkrim theksohet fakti se kjo është deklarata e parë e Kurtit pasi u sigurua se fitoi zgjedhjet, ndërkohë që kishte deklaruar se do të hiqte taksën ndaj mallrave serbe, raporton abcnews, transmeton Gazeta Mejdani.
Discussion about this post