Ekspertët e dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjes “Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë duke mbajtur një takim në njërin prej restoranteve të Prishtinës.
Rëndësia e takimit padyshim se është harmonizimi i programit dhe ndarja e posteve eventuale të ekzekutivit.
Ndryshem, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur dje marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.
Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:
1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendësministra për ministri
2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive
3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë
4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës
5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare
6. Do të ketë depolitizo në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike
7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhër blerjet dhe pagesat./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post