Në emisionin “Pressing” të Televizionit 7, kandidati për deputet i LDK’së, ka thënë se me Vetëvendosjen përshtaten në shumë pika. Ndërsa flet edhe për pozitat qeveritare të cilat LDK i synon specifikisht.
“Ne e synojmë politikën e jashtme në Qeveri me Vetëvendosjen”, ka thënë Abdixhiku.
Megjithatë kur flet për ndarje të pozitave qeveritare pas krijimit të mundshëm të një qeverie, Abdixhiku thotë se diplomacia është ajo që e do partia e tij.
Sipas Abdixhikut, LDK’ja duhet ta marrë këtë pozitë për shkak të raporteve ndërkombëtare që kjo parti ka.
Ai ka folur edhe për pozitën e presidentit, duke thënë se Vetëvendosje e LDK’ja duhet të diskutojnë pasi është diçka që do të ndodhë pas dy vjetëve, pra përfundimi i mandatit. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post