Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, për dikë duket të jenë befasi e pa përballueshme, e për dikë tjetër ndodhi ajo që ishte pritur. Më së rëndi humbjen e ka përjetuar PDK-ja e Kadri Veselit.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje kishte pritur një rezultat të tillë. Mbase, lideri i saj Albin Kurti dy ditë më herët pati deklaruar se do t’i fitojnë mes 30 dhe 33 mandate.
Megjithatë, ajo që pak kush e ka menduar doli të jetë fitorja e Vuçiq në Kosovë.
Në komunat me shumicë serbe, Lista Serbe ka fituar hiq më pak se 98.7% të votave.
Sipas kësaj fitoreje dhe shikuar në përqindjen nëpër komuna serbe dhe krahasuar me komunat me shumicë shqptare, lirisht mund të thuhet se Aleksandar Vuçiq është fituesi absolut i këtyre zgjedhjeve.
Discussion about this post