Akademiku serb, Matija Beçkoviç, i cili në vitin 1989 kishte thënë se fjala “Kosovë” është fjala më e shtrenjt serbe, në vitin 2019 i pyetur se tani cila duhet të jetë më e shtrenjta, thotë: Ajo që është një herë më e shtrenjta, gjithmonë mbetet më e shtrenja.
Po ky akademik ultra-nacionalist, ditëve të fundit ka këshilluar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ta tërheqë njohjen e Kosovës. Sipas tij, malazezët janë popull trim, kanë historinë e vet të madhërishme dhe e flasin të njëjtën gjuhë me serbët, sikur që e përdorin të njëjtin alfabet me vëllezërit e tyre serb.
Duke thënë se Milo Gjukanoviç vjen nga një familje e ndershme dhe se ai beson se Mali i Zi do të tërheqë njohjen e Kosovës, Patriarku serb Irinej ka kërkuar nga presidenti malazez që të kthehet kah vetja, kah rrënjët dhe e vërteta e tij, i ka thënë Matija Beckovic një mediumi rus, transmeton Gazeta Mejdani.
“Unë nuk do të befasohesha nëse Djukanoviç e bënë një ditë. Ne të gjithë e dimë se çfarë është dhimbja dhe telashja. Por e dimë gjithashtu e kush jemi, gjuhën e kujt e flasim e me çfarë shkrimi shkruajmë. Dhe nëse ai një ditë tërheqë njohjen e Kosovës, të gjithë këtu do të thoshin – e kemi ditur këtë, ju kam thënë unë këtë, a e keni dëgjuar çfarë thoshte ai.E kishte mirë kur fliste”, thotë Beçkoviç.
Beckovic beson se deklarata e patriarkut ka një peshë të madhe, duke pasur parasysh që malazezët gjithmonë janë të prirë për dëlirësi dhe heroizëm.
“Para së gjithash – Mali i Zi pa Kosovën nuk ekziston. Kosova e krijoi Malin e Zi. Malazezët janë heronjtë e pamboshtur të Kosovës që u dorëzuan tani pas gjashtë shekujsh. Dhe besoj se Gjukanoviç do ta kishte marrë atë vendim poqëse ai nuk do ta kishte prerë degën në të cilën ulet”, përfundon Beckovic.
Discussion about this post