Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Therandë ku ka marrë pjesë ne Festivalin Festari, ku po bëhet vjelja e rrushit.
Haradinaj ka thënë se ishte ndjenjë e veçantë të përcillte nga afër gëzimin e vreshtarëve për vjeljen e rrushit.
“Festa e vjeljës së rrushit shpalos traditat më të bukura mijëvjeçare në Therandë, e cila tashmë ka depërtuar në tregjet globale me verërat e saj cilësore dhe brendet e njohura, që pos se i japin vendit tonë impuls të rritjes ekonomike, e bëjnë pjesë të guidave turistike.
Gjatë festivalit Festari, ndjenjë e veçantë të isha pjesë e përcjelljës së gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit si dhe degustimit të verërave të mrekullueshme të kësaj ane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj sot ka marrë pjesë edhe në disa aktivitete të tjera në Therandë, në kuadër të Festivalit Festari.
Discussion about this post