Daut Haradinaj është pritur fuqishëm sot në Strellc. Kandidati për deputet i AAK-së i ka quajtur parajsë Bjeshkën e Strellcit, aty ku ka nisur ndërtimi i rrugës.
“Parajsa në Bjeshkë e Strellcit tash e tutje do jetë më e qasshme për banorët e kësaj ane dhe për turistët e shumtë që e vizitojnë këtë bjeshkë me plot histori të dhimbjes dhe të krenarisë.
Të dy Strellcave po u hapet perspektiva e zhvillimit të turizmit dimëror, ashtu sikurse edhe Bjeshka e Deçanit që do ta ketë infrastrukturën moderne shumë shpejt”, shkruan Haradinaj në Facebook./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post