Kryeministri në detyrë, gjendet në SHBA në ditën e parë të fushatës dhjetëditore që ka nisur në Kosovë. Pak më parë, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ka takuar një zyrtar të lartë amerikanë.
Ai ka publikuar një fotografi me Zëvendësndihmës Sekretarin, Metthew Palmeri, i cili është i dërguar i posaçëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Si duket Haradinaj ka marrë mbështetjte nga Palmer për dialog pa kushte me Serbinë dhe me kornizë të qartë për formatin e temat që do të bisedohen.
“Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në. Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike. Caktimi i Zëvendësndihmës Sekretarit, Mattheë Palmer, si i dërguari i posacëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga ShBA-ja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka thënë se ka shprehur gatishmërinë para Palmerit që të arrihet një marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues.
“Në takim me Palmer, në Neë York, theksova edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai në fund.
Discussion about this post